Home Aktualitet Procesi i rin...

Procesi i rindërtimit, debate mes Tabakut dhe ministrit Mete, akuza për keqmenaxhim. Pikëpyetje ka dhe Braçe

38
0

Ecuria e procesit të rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019, dhe më konkretisht vënia në dispozicion e 12 miliardë lekëve të tjera përplasi deputeten e PD-së, Jorida Tabaku, me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete. Nga Komisioni për Ekonominë dhe Financat, Tabaku shtroi disa pyetje, të shoqëruara me akuza për keqmenaxhimin.

“Qeveria mori në konferencë 1.5 miliardë euro, sa kredi të butë ka marrë qeveria shqiptare për rindërtimin, sa borxh ka marrë, sa grante? Pse nuk materializoi asnjë nga premtimet e konferencës së donatorëve? Pse është kjo paaftësi për investimet publike? Pse nuk po zbatohet dhe programohen, si dhe të sjellë listën me investime publike”,-tha Tabaku.

Pikëpyetje të ngjashme ngriti edhe deputeti socialist Erion Braçe. “A janë ndërtuar ato pallate, shkolla kopshte. A janë ndërtuar ato çerdhe. Ku është procesi, a mund ta dimë?”,-tha Braçe. Përgjigje për pyetjet dha ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.

“Janë 890 milionë euro për rindërtimin, shpenzim që vendet e rajonit nuk e kanë pasur, i domosdoshëm për ndihmë te familjet e prekura. Të ardhurat kanë pësuar goditje nga faktorë të huaj, ishin projektuar të ardhurat në doganë me kurs tjetër dhe kanë impakt të drejtpërdrejtë”,-tha ministri Mete.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit