Home Aktualitet Programi &#82...

Programi ”EU4Schools”, përurohet shkolla dhe kopshti ”Demokracia” në Kurbin

146
0

Sot në ditën e fundit të këtij viti shkollor, përfaqësues të UNDP Albania, kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Shqalsi Cara dhe zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit Nina Guga, vizituan dhe përuruar rindërtimin e shkollës 9-vjeçare dhe kopshtin “Demokracia” në Mamurras, Kurbin. ”Shkolla 9-vjeçare & kopshti “Demokracia”, prej së cilës përfitojnë rreth 4,000 banorë të komunitetit, është një prej 23 objekteve arsimore të rindërtuara apo riparuara deri tani në kontekstin e “EU4Schools”, një program i cili financohet nga BE me 75 milion Euro dhe zbatohet nga UNDP Albania”,-thuhet në njoftimin për mediat.

Postimi i plotë

Sot në ditën e fundit të këtij viti shkollor, team Europe së bashku me përfaqësues të UNDP Albania, Kryetaren e Bashkisë Kurbin, Majlinda Shqalsi Cara dhe zv/ministren e Arsimit dhe Sportit Nina Guga vizituan shkollën 9-vjeçare & kopshtin “Demokracia” në Mamurras, Kurbin.

Pjesëmarrësit u mirëpritën me një atmosferë festive nga nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle, e cila në vitin akademik 2021-2022 çeli dyert dhe ambientet e saj moderne për: 144 nxënës e fëmijë; dhe 17 mësues.

Shkolla 9-vjeçare & kopshti “Demokracia”, prej së cilës përfitojnë rreth 4,000 banorë të komunitetit, është një prej 23 objekteve arsimore të rindërtuara apo riparuara deri tani në kontekstin e “EU4Schools”, një program i cili financohet nga BE me 75 milion Euro dhe zbatohet nga UNDP Albania.

Në fokus të këtij programi janë rindërtimi apo riparimi i 60+ objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019, ku përfitues të drejtpërdrejtë janë rreth 24,500 fëmijë, nxënës e mësues. Me EU4Schools, ndërtojmë shkollat e së ardhmes!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit