Home Aktualitet Propozimi i E...

Propozimi i Edi Palokës: Palët të caktojnë nga një person dhe të verifikojnë firmat e delegatëve

278
0

Po vjen një zgjidhje e logjikshme. Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka gjetur një mënyrë se si mund të zgjidhet përplasja brenda Partisë Demokratike.

Ai propozon negociata.

“U kam propozuar palëve një zgjidhje që të ishte shteruese dhe të hiqte çdo dyshim që ka mes palëve. Statuti nuk parashikon asnjë procedurë.

Unë do i propozoja palëve të caktonin nga një person që mund të ishin për njërën palë personi që merrej me problemet e zgjedhjeve, për njërën palë Ivi Kaso, e nga ana tjetër mund të ishte Ervin Minarolli që merret me këtë çështje në sekretariat. Unë po bëj një propozim, që palët të eliminojnë hijet e dyshimit.

Të dyja palët mund të caktojnë nga një njeri të besuar. Të ecim me këtë proces pa vazhduar me sulme, dyshime që vetëm dëmtojnë PD. Unë thash meqë gjendem në këtë pozicion, mes të dyja palëve propozoj zgjidhje. Nëse palët nuk pranojnë, i bie që nuk duan zgjidhje.

Më duket propozim i arsyeshëm për hijet e dyshimit që janë mes palëve. Le të vijnë të ulen nga një përfaqësues të marrin fletët dhe të verifikojnë.

Nëse thonë nuk duam, i bie që nuk duan. Nëse janë mbledhur 4.200 firma të delegatëve dhe thuhet nuk e njoh Kuvendin, këtu nuk ka fjalë për komente. Sapo e deklarova që ky është propozimi që unë po bëj dhe e kam diskutuar me palët.

Të dy palët të caktojnë nga një person të besueshëm të tyre. Unë hodha si ide që mund të jetë nga njëra anë sekretari zgjedhor, e nga ana tjetër sekretari organizativ. Të marrin formularët e të verifikojnë që janë apo jo delegatë dhe kanë firmosur apo jo.

Kështu do të mbyllej kjo histori. Jemi në kushtet e palëve. Si do e votojë kryesia e partisë diçka që duket në dritë të diellit. Nëse vërtetojnë që 4200 delegatë kërkojnë mbledhjen e Kuvendit, nuk ka rëndësi as kryetar e asnjë tjetër’, tha Paloka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit