Home Aktualitet Propozimi i T...

Propozimi i Tahirit, ministri Çuçi: Niveli i dënimit të aksidenteve me vdekje, njëlloj sikur të kesh vrarë një njeri

8
0

Gjatë konferencës për shtyp, minsitri i Brendshëm Bledi Çuçi u pyet nga gazetarët në lidhje me aksidentet me vdekje për shkak të shpejtësisë dhe shkeljeve të qarkullimit rrugor, nëse duhet të quhen vrasje dhe të dënohen si të tilla.

Çuçi komentoi kështu propozimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për klasifikimin e aksidenteve si vrasje me dashje. Ministri tha se ky ndryshim është çështje penalistësh, ndërsa tha se para ligjit, rëndimi i pozitës është i njëjtë, por ndryshon emërtimi.

”Kjo është një çështje më shumë e profesionistëve e penalistëve e doktrinës së asaj që quhet vrasje. Kjo është një çështje që duhet të zgjidhnin profesionistët nëse mund të quhet vrasje apo jo. Këtë nuk mund ta përziejmë pasi do të bënim devijim nga shkenca penale. Kemi rritur nivelin e dënimit dhe e kemi bërë të barabartë dënimin si vrasje të thjeshtë. Aksidenti me pasojë vdekjen parashikohet të dënohet sikur ka vrarë një njeri. Me këtë qasje i jemi afruar asaj dëshire për të rënduar pozitën e një personi që bën aksident me makinë pasi ka shkelur të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor. Kur ka sjellë pasojë vdekjen ai para kodit penal është njësoj sikur të kishte kryer vrasjen”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit