Home Aktualitet Protesta e 7 ...

Protesta e 7 korrikut, fillojnë përgatitjet

843
0

Protesta e lajmëruar nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, për datën 7 korrik ka vënë në lëvizje krejt Partinë Demokratike në rrethe, por edhe opozitën në përgjithësi.

Mësohet se me organizimin po merret Edi Paloka, një prej aktorëve historikë në PD. Po lajmërohen jo vetëm anëtarësia e PD, e cila sillet diku mes 70 apo 80 mijë vetave, por edhe çdo njeri i pakënaqur me qeverinë.

Sipas drejtuesve të kësaj proteste, po kordinojnë edhe me LSI-në, e cila në zgjedhjet e fundit pati 110 mijë votues.

Po kështu po takojnë çdo grupim shoqëror që nuk ka lidhje me PD-në, por janë kundër rritjes së çmimeve dhe shtrenjtimit të jetës ekonomike.

Kjo protestë më 7 korrik do të jetë tregues se sa pakënaqësi popullore ka realisht në vend.

Sipas selisë Blu parashikojnë pjesëmarrje diku mes 70 deri në 100 mijë veta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit