Home Aktualitet Protesta e op...

Protesta e opozitës, vendimi i gjykatës dhe problemi kryesor i Shqipërisë

317
0

Afrim Krasniqi, nga Instituti i Studimeve Politike, pohon se fakti që Sali Berisha dhe mbështetësit e tij lajmëruan miting ditën e vendimmarrjes gjyqësore e dobësoi edhe aktin e tyre politik.

”Mendoj se dha dhe një mesazh të gabuar për drejtësinë dhe të tjerët. Fakti që ata u tërhoqën menjëherë nga mitingu është edhe një autokritik. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në pluralizëm të mbash protestë ditën e vendimit të gjykatës. Protestën bëje për akte të mëdha politike dhe nëse shihje parullat, ato nuk lidheshin me gjykatën, por me gjë tjetër. Nëse do të ishte bërë dje do të kishte kuptim. Mendoj se ata e kuptuan, por nuk mund të tërhiqeshin dot”.

Nga ana tjetër, ai nëvizon edhe se problemi më madhore aktualisht është se vendi nuk ka opozitë dhe për këtë jep edhe dy arsyetime.

“Thelbi i problemit në Shqipëri? Shqipëria sot nuk ka opozitë dhe nuk ka opozitë jo me numra, pasi numrat i kanë, vulat i kanë, selitë i kanë dhe të pasur janë. Shqipëria “de facto” nuk ka opozitë”. Opozita vepron si shtojcë e qeverisë. Të gjitha grupimet veprojnë si shtojca të qeverisë. Kjo ndodh në dy aspekte.

Së pari, sepse ata janë të gatshëm të bëjnë çdo lloj kompromisi me qeverinë kundër njëri-tjetrit. Së dyti, për shkak se në aksionin politik ata janë duke pritur çfarë bën qeveria për të reaguar. Ky është problemi kryesor duke mos pasur opozitë dhe alternativë”, tha Krasniqi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit