Home Aktualitet Protesta e th...

Protesta e thirrur nga Berisha kundër dyshes Rama-Vuçiç/ Edita Tahiri: Të përkrahet nga gjithë shqiptarët

1027
0

Në protestën që do të mbahet nesër, e hënë datë 20 dhjetor, ora 16.00 kundër nismës “Open Balkan” dhe vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë, pritet ti bashkohet edhe ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri.

“Protestat nesër në Tiranë janë edhe në mbrojtje të Kosovës dhe duhet të përkrahen nga gjithë shqiptarët”,shkruan Edita Tahiri në facebook.

Por kjo protestë e thirrur nga ish-kryeministri Berisha do të jetë edhe kundër qeverisë Rama pasi po varferon popullin. Opozita po ringjallet dhe shikohet mundësia që me protesta radikale ndaj kryeministrit Rama të detyrohet që në pranverën e ardhshme të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Postimi i plotë

“Ballkani i Hapur” do të vendos popujtë në hegjemoninë serbe, kështu ëndërron Vuçiçi në prag të arritjes në Tiranë nesër.

Mrëpo, opozita e ringjallur e Shqipërisë nesër do ti tregoj se ai vetëm mund të ëndërroj.

Protestat nesër në Tiranë janë edhe në mbrojtje të Kosovës dhe duhet të përkrahen nga gjithë shqiptarët!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit