Home Aktualitet Protesta nga ...

Protesta nga koalicioni shqiptar për të drejtat në punë, kërkon rritje të pagave sa më të drejtë

50
0

Paga e presidentit, e kryetarit të kuvendit, deputetit dhe ministrit është rritur me afro 97 %, por nuk reflektohet kjo rritje për të gjithë punonjësit e administratës. Për çdo rritje, Ministria e Financës duhej të konsultohej më parë me grupet e interesit dhe sindikatat ç’ka bie ndesh me direktivat e Bashkimit Europian.

Koalicioni shqiptar për të drejtat në punë e konsideron të papranueshme rritjen disporpocionale të pagave në institucionet e larta të administratës shtetërore në raport me punonjësit e institucioneve arsimore shëndetësore dhe Policisë së Shtetit.

Ata denoncojnë se punonjësit detyrohen të kthejnë para në zyrat e kompanisë sikurse mund të jenë fasoneritë. Koalicioni për të drejtat në punë i kërkon qeverisë shqiptare të ndërhyjë, në mënyrë që rritja e pagave të jetë sa më e drejtë dhe gjithëpërfshirëse. Të ndërhyjë për nxitjen e reformimit të sistemit të pagave edhe në sektorin privat si dhe fillojnë menjëherë diskutimet me grupet e interesit për përllogaritjen e minimumit jetik në shkallë vendi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit