Home KRYESORE Protestë e ma...

Protestë e madhe qytetare para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve. Bllokohen kryeqëzimet e rrugëve në Tiranë

291
0

Mijëra qytetarë nga Tirana kanë bllokuar bulevardin kryesor para kryeministrisë, duke protestuar kundër rritjes se çmimeve. Qytetarët po flasin me radhë kundër kryeministrit.

Revolta e tyre është e madhe pasi karburantet janë dyfishuar, çmimet e tjera po njohin rritje përditë dhe nga varferia po shkohet në mjerim.

Të gjithë deklarojnë se çdo ditë në ora pesë pasdite do të mblidhen para kryeministrisë kundër çmimeve. Ndërsa ditën e shtunë bëjnë thirrje se në ora 11.00 të vijnë nga e gjithë Shqipëria në Tiranë.

Ndërkohë protestues të ndryshëm kanë bllokuar kryqëzimet kryesore në Tiranë në shenjë revolte ndaj qeverisë. Vargu i makinave të bllokuara ka kapur me kilometra.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit