Home Aktualitet Protestë virt...

Protestë virtuale për Roza Latin!

5198
0

Nga: Redjon Shtylla

Këngëtarja Tuna në këngën “Nëse vdes e re”, thotë që “se edhe pa plumba, pa thika po u vrajkan njerëzia”, pra “kur je thy, mos me i lanë me t’kesh, me t’rrxu”.

Këtë vit në ”Big Brother Albania Vip 3”, banorët vetëmorën përgjegjësinë për të qenë fenomen dhe të ndiznin shtëpinë në pak orë, por fenomen si Luiz Ejlli lind, nuk krijohesh. Loja nisi që orët e para me sharje, ofendime të një niveli ordiner, jo në kornizat e vip-llëkut në Shqipëri. Nisi me fjalor rruge, me një gjuhë të rëndë të urretjes, shumë energji negative mban shtëpia më e famshme në Shqipëri. Skena të neveritshme, aspak edukative dhe të përcjelljes të një energjie të mirë.

Por deri më sot, skena e cila po komentohet më shumë sesa çiftëzimi Ilnisa-Meriton dhe vetë ”Big Përputhja”, është Roza Lati. Vajza e një artiste humori, në Big po ”vret” dhe është kthyer në një dele të zezë. Debatet në ”Big Brother Albania Vip 3”, mes Roza Latit dhe Ledjona Xheladinajt vijojnë të jenë të ashpra. Ka qenë Roza ajo që i ka përmendur Ledjonës vajzën dhe familjen, ku i thotë se ka lindur një fëmijë pa dashuri. Kjo deklaratë e ka prekur Ledjonën dhe e konsideron Rozën si një njeri të keq. ky fëmijë që Roza thotë që qenka lindur pa dashuri, sot si ndihet? Ka përgjegjësi morale Roza nëse kjo vajzë sot ndihet keq?

Komentuesit në rrjet kanë shprehur irritimin e tyre mbi aludimin dhe thënien e Rozës, pasi një fëmijë mund të lindë me dashuri, prindërit të divorcohen dhe fëmija të jetë sërish i rrethuar me dashuri, pasi marrëdhëniet e të rriturve nuk duhet të ndikojnë tek të vegjlit. Roza është fëmijë me prindër të ndarë dhe dhimbjen e saj, duhet ta kishte si rrugë për të dhuruar ngrohtësi, jo për të vrarë me fjalë.

Ndaj sot jam në një protestë virtuale është personazhin që Roza po luan. Nëse loja e Big-ut del jashtë shtëpisë është e humbur dhe të bën personazh që publiku nuk të pranon më. Jam në një protestë që modele të tilla, që këtë vit në Big janë të shumta, që femra që vraisn femra, në një kohë që janari po mbyllet si muaji më i zi i 2024 me gra të vrara, vajza minorene të abuzuara seksualisht. Jam në një protestë që kjo gjuhë dhe dhunë e femrave ndaj njëra tjetrës duhet të marrë fund. Nuk është barazia ajo që vret dhe mungon në shoqëri, por mungesa e madhe e të duash qënien femërore, ti si grua që je.

A mos vallë, Roza vuan sindromën e braktisjes, dhe i bën pyetje vetes, a jam një fëmijë i deshiruar? Të gjitha refleksionet e veta ja përplas Ledjonës. Çfarë kemi kaluar në fëmijëri, e kemi shenjë në jetën tonë. Roza u bë pjesë e Big-ut me kostum burrëror, por as burrë e as grua nuk po tregon me sjelljet e saja, me sherret, gjuhën e rëndë dhe fjalët goditëse. Feminizmi ka vdekur. Kjo fjalë që na qarkullon nëpër media e diskutime panelesh, është për këto gra si avokado apo sushi: diçka e huaj, e modës dhe interesante për t’u fotografuar në instagram.

Big Brother është një lojë e fortë, një eksperiment social që siç e quan edhe Sonila Meço banorët janë kavie, por që loja është pa rregulla fisnikë. Media EDUKON, nuk shkatërron. Media EDUKON, nuk duhet të dhunojë. Fyerjet nëpër komente nuk duhet të gjejnë vend në debatet e vajzave, sepse është e tepërt dhe s’është aspak argument. Në një botë ku gratë po bëjnë gjithçka që të çlirohen nga të tillë zinxhirë, nuk mund të bëjmë hapa mbrapa!

Njerëzit kundër Roza Latit, e cila kalon limitet e lojës dhe prek Ledjonën: Ke lindur një fëmijë pa dashuri

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit