Home Aktualitet PS fushatë me...

PS fushatë me mbjellje peme, Spahia: Tallje, pasi Shkodra ka të tjera halle përtej pemëve

76
0

Partia Socialiste nisi zyrtarisht fushatën elektorale, dhe një pjesë të buxhetit të tyre do ta çojnë për mbjellje pemësh duke evituar mitingjet pompoze. Lidhur me këtë kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia thotë se ka pranuar kërkesën nga kryesocialisti Edi Rama që edhe në Shkodër të mbjell pemë në kuadër të fushatës së tij elektorale për vendoret.

”Kërkesën e Ramës për lokacion për mbjellje pemësh në Shkodër, ja ktheva përgjigjen për personin kontaktues zyrtarisht. Nuk e mora si provokim, por si një tallje, jo vetëm për mua, por edhe bashkitë tjera.

Nuk është problematikë mbjellja e pemëve sidomos në një bashki me të tjera halle, por e vërteta është që realisht Shkodra ka të tjera problematika që hasen në përditshmëri, ka aspekte ku do duhej vëmendja e kryeministrit dhe ndërhyrja e strukturave qeverisëse.

Është pjesë e fushatës mediatike. Do të doja që çështje thelbësore dhe serioze të kishin vëmendjen dhe hapësirën e duhur nga kryeministri. Gjatë këtij viti janë mbi 50 projekte konkrete të përfunduara dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga qeveria”,-tha në ”MCN TV”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit