Home KRYESORE Ish-deputeti ...

Ish-deputeti Myslim Murrizi paditet për fshehje pasurie dhe pastrim parash

830
0

Deputeti dhe nënkryetari i parlamentit në legjislaturën 2017-2021, Myslim Murrizi është paditur sot nga Policia e Shtetit në Prokurori për pastrim parash dhe transaksione financiare të dyshimta.

Myslim Murrizi nuk dorëzoi mandatin e deputetit kur ikën PD dhe LSI, por qëndroi bashkë me Lefter Kokën, duke tradhtuar kolegët e tyre. Më pas fati i Lefter Kokës dihet se ndodhet në qeli, kurse Murrizin me sa duket e pret Lefter Koka në burg, pasi siç i është hartuar kallzimi penal, ai mund të arrestohet. Ndërkohë po sot Murrizi tha se kjo i bëhet si hakmarrje politike.

Në dy vitet e deputetëve të “pazarit të Milotit”, Myslim Murrizi rrinte e drekonte me Taulant Ballën, ku ky i fundit e përdorte kundër PD dhe LSI.

Tani nuk iu hyn më në punë, ndaj me sa duket e hodhën te “rrjeta e peshkut”!

Policia e Shtetit ka dërguar për hetim ish-deputetin Myslim Murrizi me akuzën për dy vepra penale ku dyshohet për fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.

Në kallzim thuhet se në vitin 2006 shtetasi Myslim Murrizi rezulton të jetë dënuar nga Apeli i Durrësit me 3 vite burgim për mitmarrje, që është konvertuar në shërbim prove. Një vit më vonë, në vitin 2007 Gjykata e Lartë e ka pushuar çështjen penale me argumentin se fakti nuk parashikohet si vepër penale.

Sipas kallëzimit, thuhet se Murrizi, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka përfituar në forma joligjore në kohën që ushtronte funksionin e zyrtarit të lartë në KLSH duke investuar para të pista në blerjen e pasurive të paluajtshme. Myslim Murrizi si dhe familjarët e tij, vetë ose nëpërmjet subjekteve tregtare kanë kryer transkasione të shumta dhe të dyshimta në disa nga bankat tregtare që operojnë në vendin tonë.

Në qershor 2007-shtator 2008, sipas referimit rezulton se janë depozituar apo transferuar nga një llogari tjetër e Myslim Murrizit brenda bankës, në një nga bankat e nivelit të dytë në total 249 751 euro, të cilat 248 mijë e 710 janë mbajtur cash nga ana e z. Murrizi. Ndërkohë në vitin 2010 ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, i zgjedhur fillimisht në siglën e PD-së ka depozituar cash në llogarinë e shoqërisë ‘Murrizi 2009’, 60 mijë euro. Sipas referimit të Policisë së Shtetit bërë në prokurori, rezulton se sipas tyre ka gjasa që kjo shumë nuk është deklaruar në institucionin e lartë të deklarimit dhe kontrollit të pasurive apo konfliktit të interesave.

Sipas ligjit, Myslim Murrizi në momentin që ka marrë mandatin e deputetit duhet ta deklaronte këtë shumë. Ai rezulton të jetë aksioner në disa shoqëri, përfshirë edhe shoqëri mediatike dhe universitare si dhe shoqëri ndërtimi, por duke qenë se nuk është aksioner në masën 100% nuk mban direkt përgjegjsi, por prapë duhet hetuar se janë shuma të mëdha.

Ndonëse kallzimi është bërë në prokurorinë e Tiranës përsëri ka mundësi që dosja ti kalojë SPAK-ut sepse kjo prokurori heton zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartë.

Ndërkohë ish-deputeti Murrizi tha për kallzimin se nuk kam shkelur ligjin. Kjo është lojë e ish-sigurimit të shtetit, sipas tij.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit