Home Aktualitet PS nuk pranon...

PS nuk pranon hetim për udhëtimet e Ramës, dhe s’pret PD-në për Avokatin e Popullit. Tabaku: Kuvendi jo noter i qeverisë

82
0

Me probleme të vjetra nis sesioni i ri parlamentar, pasi që në mbledhjen e parë të konferencës së kryetarëve për 2023, palët politike nxorën në pah kundërshtitë. Përplasja për Avokatin e Popullit, proces i cili do të nisë nga fillimi, pritet të kthehet sërish në qendër të mazhorancës dhe opozitës edhe pse kryetari i grupit socialist Taulant Balla kishte një mesazh për disa deputetë demokratë.

“Në demokraci duhet të biesh dakord ose të paktën të negociosh pasi nuk është tradhti. Më datw 16 sapo të nisë sesioni do të bëhet njoftimi. Opozita propozon, Kuvendi vendos”,-tha Balla.

Mazhoranca doli në mbrojtje edhe të kryeministrit Rama duke mos pranuar ngritjen e komisionit hetimor për fluturimet me charter, që kërkohet nga PD. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese do të detyrojnë Kuvendin që të ndryshojnë Rregulloren e Kuvendit.

“Kam propozuar që të ndryshojë ligji për komisionet hetimore. E vetmja çështje për të cilën palët janë më pranë, ndonëse me kushte, ka të bëjë me despiunizimin”, u shpreh Tabaku. “14 maji po afron dhe do të ishte e papranueshme që kandidati I.M të jetë kandidat për kryetar apo këshilltar bashkiak”, theksoi Balla. “Ne nuk merremi me individë të veçantë, këto hallë Balla t’i zgjidhë vetë. Ne jemi për një paketë të plotë, pastërtinë e figurës dhe lustracionin”, u përgjigj Tabaku.

Ashtu si Avokati i Popullit edhe paketa ligjore për pastërtinë e figurës së funksionarëve publikë kërkon 84 vota, çka do të thotë që PS dhe PD do të duhet të ulen sërish në tryezë për të negociuar.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nga Kryesia e Kuvendit, për gazetarët tha se ka kërkuar që seanca plenare që zgjasin në Kuvend të evitohen dhe mos të kthehen në noteri për qeverinë.

“Parlamenti duhet të ketë një rregullsi nuk mund të kthehet në noter të qeverisë. Kërkova që të evitohen seancat që zgjasin. Duhet të jetë në funksion të punës së deputeteve dhe jo në funksion të punës së qeverisë. Ne nuk mundet që të diskutojmë ato që ka prioritet qeveria. Vijnë aktet normative, vijnë ligje që u kërkohet komisioneve të diskutohen brenda 48 orëve. Rasti më i fundit ishte i portit të Durrësit që nuk patëm kohë ta diskutonim. Hodhi poshtë kërkesën time për ngritjen e një komisionin hetimor për fluturimet me Charter të Ramës”,-u shpreh Tabaku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit