Home Aktualitet PS tërhiqet n...

PS tërhiqet nga frika e përplasjes, lejon 23 deputetët e PD të futen në Parlament

61
0

Partia Socialiste është tërhequr nga frika e përplasjes me opozitën duke anuluar vendimin për përjashtimin e 23 deputetëve të Rithemelimit dhe të grupit të Gazment Bardhit. Ajo ka lejuar pjesëmarrjen e tyre në seancë plenare. Seanca do të mbahet sot në orën 17:00.

“Të nderuar kolegë, zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë. Vendimi i përjashtimit është anulluar”,-mësohet të ketë njoftuar Bardhi kolegët.

Po ashtu është zbardhur shkresa e Kuvendit për Gardën e Republikës. Në dokumentin në fjalë, të firmosur ditën e sotme nga sekretaria e Kuvendit, i komunikohet Gardës që të mos ketë asnjë pengesë për të gjithë deputetët, duke nënkuptuar kështu edhe 23 ligjvënësit e përjashtuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit