Home KRYESORE Pse e ka kërk...

Pse e ka kërkuar emrin e Shqipërisë, Presidenti rus Putin?! Agjensia e lajmeve “Tass” e konfirmon emrin e Shqipërisë

2713
0

Nga Lindita Kokoli-

Agjensia ruse e lajmeve “Tass” njofton se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka kërkuar nga institucionet e sigurisë dhe nga ministria e mbrojtjes ruse një listë të vendeve që kanë qenë pararojë e sanksioneve antiruse.

Agjensia ruse njofton se në tavolinën e Putinit është edhe emri i Shqipërisë.

Nuk dihet se çfarë ka ndërmend presidenti rus, por agjensia “Tass” thekson se Shqipëria ndodhet në krye të listës, por mundet nisur nga alfabeti ku Shqipëria fillon me gërmen e parë, me A (Albania).

Mësohet se Putin ka thënë se shtetet të cilat kanë ndërmarrë veprime të forta ndaj Rusisë konsiderohen “armiq” ose kanë shpallë faktikisht luftë ndaj Rusisë, pra sipas tij “gjëndje lufte”.

Putini kërcënoi me përdorimin e armëve bërthamore, duke trembur Europën, e cila është mu te hunda e Rusisë. Ndërkohë Presidenti francez Macron po negocion me Putin për gjetjen e një zgjidhje të gjithëpranuar, sikurse dje edhe kryeministri i Izraelit shkoi në Moskë për të takuar Vladimir Putin.

Saktësojmë se Kryeministri shqiptar Edi Rama ka qenë në vijën e parë antiRusi si në bashkëhartimin e Rezolutës me SHBA në Këshillin e Sigurimit te OKB, me vendosjen e bazës operacionale amerikane në Kuçovë, e cila mbetet forca më aktive amerikane në Europë, por edhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka qenë një amerikan i vertetë, derisa vendosi që te dera e ambasadës ruse në Tiranë te jetë tabela (në këtë rrugicë ku kalon ambasadori rus), pra emrin “Ukraina e Lirë”.

Këto janë qëndrime shumë të forta për një shtet krejt të vogël si Shqipëria.

Ndërkohë sipas “Tass” jemi si Shqipëri në tavolinën e Putin, krahas SHBA dhe Britanisë së Madhe.

Në Shqipëri pas rrëzimit të komunizmit u shkatërruan shumica e bunkierëve si dhe tuneleve kundër armëve bërthamore. Mësohet se sot tunele apo bunkierë antibërthamor ka vetëm një në Surrel dhe një tjetër që e ka ndërtuar një supërmilioner vizionar andej nga TEG-u. Gjithashtu një tunel antibërthamor ndodhet poshtë kryeministrisë dhe kryesisë së Kuvendit, por ata janë vetëm për deputetë dhe ministra.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit