Home Aktualitet Pse Rama i &#...

Pse Rama i “shet” bashkëpunëtorët?

6650
0

Dje Safet Gjici u shkarkua ende pa shkuar dorëheqja e tij në zyrën e kryeministrit. Edi Rama nuk vonoi dhe e flaku menjëherë. Ndërkohë që ndër vite por dhe në fushatën e fundit të 14 majit, kryeministri e lavdëronte publikisht, Safetin.

Edi Rama ka deklaruar me kohë që kushdo nga qeveria dhe qeverisja e tij shkel ligjin apo Kodin Etik të nëpunësit të shtetit, të gjejë vetë avokat.

Edi Rama nuk i tha Safetit që jepi “gomës” apo dorës në zyrën e shtetit!

Kryeministri me të njëjtin standard ka larguar ish-ministrin më të suksesshëm, Sajmir Tahirin. Edhe Lefter Koka kështu e mori udhën për në burg, ndonëse postonte video live me Edi Ramën. Edhe Koço Kokëdhimën e sikletisi drejt “Janinës”. Edhe Arben Ahmetajn, njeriun që i rrinte më pranë në Qeveri, ndonëse ishte “tigër afrikan”, e la pa dhembë udhëve të Atdheut.

Po kështu edhe kryebashkiaku që mposhti Berishën në Kukës, Safet Gjicin, e shkarkoi në sekonda.

Ndaj rrini korrekt me ligjin dhe Etikën, ndryshe kur t’ju vijë SPAK-u te dera e shtëpisë nxirrni duart gati për prangat. Dhe kujdes në qeli sepse po u ra sapuni përtokë në dush…. nuk i keni mirë punët!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit