Home Sporti PSG fiton nda...

PSG fiton ndaj Nantes, Messi gjen golin e parë në Ligue 1 (VIDEO)

86
0

Paris SG merr një tjetër fitore në Ligue 1, duke mundur 3-1 Nantes, për të blinduar vendin e parë me 13 pikë më shumë se Lens.

Kylian Mbappe gjeti golin që në minutën e dytë, por nuk do të arrinte që të gjente një tjetër gol në fraksionin e parë. Keylor Navas u ndëshkua me karton të kuq në mesin e pjesës së dytë. Skuadra mike mori zemër dhe barazoi sfidën në minutën e 76-të me anë të Kolo Mouani.

Pavarësisht inferioritetit numerik, PSG realizoi edhe dy gola të tjerë. Appiah realizoi një autogol 8 minuta nga fundi, ndërkohë që Leo Messi vulosi triumfin e PSG-së me një realizim të bukur tre minuta nga fundi, duke gjetur golin e parë në kampionatin francez.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit