Home Sporti PSG “i pangop...

PSG “i pangopur”, kërkon të rrëmbejë dy yje nga Seria A

6
0

PSG nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Klubi sipas gazetës spanjolle “AS”, pasi mori Wijnaldum, Hakimi, Sergio Ramos dhe Donnarumma, tani është gati të hidhet në sulm për dy yje të tjerë: Theo Hernández dhe Paul Pogba.

I pari nuk do të dëshironte të largohej nga Milani, pasi zgjati kontratën e tij deri më 2025, disa muaj më parë, por lëvizja në Paris, në Ligue 1, do t’i jepte atij mundësinë për të treguar në nivelin kombëtar dhe për të fituar ftesën shumë të nevojshme nga trajneri i Francës, Didier Deschamps.

Pogba-s ndërkohë i skadon kontrata verën e ardhshme, por ka njoftuar se nuk do të qëndrojë te Manchester United. Juventusi ëndërron ta kthejë përsëri në Torino, por sipas burimeve spanjolle, PSG e ka shumë seriozisht për kampionin e botës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit