Home Aktualitet Publiku në rr...

Publiku në rrjetet sociale: Duhet urgjent një Opozitë e re, kjo e tanishmja po kacafytet për zyrat!

796
0

Nga Lindita KOKOLI

Pas sherrit mes Bashës dhe Berishës në PD për zyrat, vulën, fondet, emrin etj ka krijuar një deziluzion të madh në opozitë, bile çoroditje.

Debati se kush ka të drejtë dhe cili ka me shumë elektorat pas vetes, ka filluar të venitet kur shikon se asnjëri nuk e rrëzon dot më Edi Ramën.

Edhe kur ishin bashkë, Berisha- Basha, duke mos harruar edhe shumë parti të tjera të opozitës nuk arritën t’i merrnin pushtetin PS-së.

Duke parë se tashmë janë copëtuar në 400 copash si PD, duket i pamundur t’ju besosh prapë. Aq me tepër që Berisha ka përballë SHBA. Me të drejtë apo jo, por fakti është se SHBA mbetet mur i pakalueshëm për ish-kryeministrin demokrat. Uashingtoni nuk pyet për Rusinë e jo më për Berishën!

Ndaj shoqeria civile, intelektualët, mediat e pa lidhura me pushtetin dhe me dyshen Berisha-Basha, të rinjtë që nuk durojnë më asjerin prej këtyre politikanëve të sotëm, e kushdo tjetër që don një Shqipëri më të mirë, duhet të gjejnë forca përbashkimi që të krijojnë një OPOZITE të re.

Kjo opozitë e re do të jetë shpëtimi.

Ndryshe ta gëzojmë Edi Ramën deri nga vitet 2035!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit