Home Aktualitet Pushuesit kth...

Pushuesit kthehen nga zonat bregdetare, bllokohen gjashtë akse rrugore

5
0

Kthimi i qytetarëve nga zonat bregdetare ku kanë kaluar fundjavën drejt shtëpive të tyre ka bërë që akse të shumta rrugore të bllokohen nga trafiku i rënduar.

Mësohet se trafik i rënduar paraqitet në aksin dytësor Golem-Plepa, në Rrugën e Plazhit në Durrës, në Rrugën e Radhimës në drejtim të Vlorës, në aksin Gjiri i Lalëzit-Maminas, në autostradën Tiranë-Durrës dhe në aksin rrugor Ndroq-Plepa.

Radhë të shumta mjetesh janë krujuar në këto akse rrugore duke sjellë dhe frustrimin dhe lodhjen e qytetarëve që kanë preferuar zonat bregdetare për këtë fundjave. Patrulla të policisë janë vendosur në disa pika që bëjnë të mundur orientimin e makinave.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit