Home Bota Putin jep një...

Putin jep një lajm shumë sensacional, vaksinë kundër kancerit….

608
0

Presidenti rus Vladimir Putin dha një lajm shumë sensacional kur tha se shkencëtarët rusë janë pranë krijimit të vaksinës kundër kancerit, e cila mund të jetë e disponueshme për pacientët. Lideri rus shtoi se shkencëtarët janë shumë afër krijimit të të ashtuquajturave vaksina kundër kancerit dhe ilaçe imunomoduluese që i përkasin një brezi të ri medikamentesh.

“Shpresoj se së shpejti ato do të përdoren në mënyrë efektive si metoda të terapisë individuale,” shtoi ai, duke folur në një forum në Moskë mbi teknologjitë e ardhshme.

Një numër vendesh dhe kompanish po punojnë për vaksinat e kancerit. Vitin e kaluar qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nënshkroi një marrëveshje me BioNTech me bazë në Gjermani për të nisur provat klinike duke ofruar “trajtime të personalizuara të kancerit”, duke synuar të arrijë 10,000 pacientë deri në vitin 2030.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit