Home Magazine Pylli i Fazan...

Pylli i Fazanëve në Maliq, destinacioni i vizitorëve që kërkojnë qetësi dhe ajër të pastër

218
0

Pylli i Fazanëve është një nga atraksionet më të preferuara në qarkun e Korçës. Natyra e qetë, por edhe ajri i pastër i bën qytetarët, por edhe banorët e Maliqit të kalojnë fundjavën pikërisht në këtë vend.

Pylli i Fazanëve është vetëm 1 kilometër larg qendrës së Maliqit, në afërsi të fshatit Drithas. Historia e tij daton që prej 1960-ës. Vit ky, kur u shpall monument kulture, për shkak të vlerave natyrore.

Me pemë 60-vjeçare dhe shumëllojshmëri të kafshëve  ai  ofron një pamje magjike dhe qetësi për vizitorët. Shumë familje e gjedhin këtë vend për piknik, apo lojëra sportive.

Vizitorët shprehen:

“Është shumë bukur, natyra është e këndshme.”

“Është shumë vend i këndshëm për fëmijët, për të dalë me familjen. Natyra është e bukur, e pastër për piknik. Luajmë lojëra me fëmijët.”

“Është një gjë shumë e bukur dhe e ç’lodhshme për familjen, për shoqërinë e për të gjitha.

Janë organizuar aktivitet edhe nga shkolla.

Unë vij shumë herë me familjen për të kaluar fundjavën. Për arsye se më pëlqen shumë ky ambient, mendova që të sjell dhe nxënësit e mi bashkë me prindërit.  më shumë më pëlqen, që është çdo gjë e paprekur, është gjëja siç  e ka krijuar natyra”, shprehet një mësuese.

Në periudhën e pandemisë Pylli i Fazanëve ka funksionuar si një  hapësirë shërimi nga pasojat psikologjike të mbylljes. Janë zhvilluar aktivitete kulturore, të cilat pritet të kthehen në traditë edhe gjatë verës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit