Home Aktualitet QARKU DIBËR d...

QARKU DIBËR dhe rezultate finale/ PS fitore 4-0, kandidati Rahim Spahiu nuk sfidohet as nga dy PD-të

726
0

Edhe në mbarë qarkun e Dibrës ka përfunduar numërimi i kutive të votimit. Kandidati socialist Rahim Spahiu, do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Dibrës. Ai ka marrë 16061 vota përballë rivalit nga koalicioni ”Bashkë Fitojmë”, Ismail Uka me 6432, si dhe kandidati i PD-së zyrtare Naim Gazidede me 1236 vota.

Mat, kryetari i PS-së Agron Malaj siguroi një tjetër mandat pasi në zgjedhje ai ka marrë 8733 vota krahasuar me Skënder Gjuzin i cili ka marrë 4517 vota.

Bulqizë fiton PS-ja. Kandidatja e PS, Festime Mjeshtri, ka marrë 8364 vota. Sakaq, kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Dëfrim Fiku ka grumbulluar 5514 vota.

Klos Valbona Koka e PS-së fitoi zgjedhjet me 4466 vota, përballë rivalit të koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, Bedri Hoxha ka marrë 3499 vota.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit