Home Aktualitet Qarku Lezhë n...

Qarku Lezhë në gjendje kritike nga shirat dhe shkarkimi i hidrocentralit të Matit

266
0

Situata pas shirave të djeshme në zonën e Lezhës dhe Kurbinit tepër kritike.

Në bashkinë Lezhë

Në njësinë administrative Balldren deri tani raportohen rreth 200 ha tokë të përmbytur në njësinë administrative Balldren, ish-këneta e Torovicës.

Ne njësinë administrative Zejmen deri në këto momente janë të përmbytura rreth 30 ha, në Tresh dhe Spiten.

Në njësitë administrative Blinisht dhe Dajç, uji është tërhequr dhe nuk ka sipërfaqe të përmbytur.

Në hidrovorin  Balldre kuota -1.8 m nga – 1.5 kuote kritike. Në hidrovorin  Tale kuota -0.7 m nga -1.0 kuota kritike.

Në bashkinë e Kurbinit

Ne zonen Kurbin ka probleme ne KUL Mamurras dhe KUL Kurbin me kuotat e larta dhe dalje e ujit ne anen e siperme te tyre ne fshatin Gjorem dhe ne Shullaz. Ka rreth 210 ha toke bujqesore te permbytura ne ish keneten Gjonem e cila kullon nepermjet hidrovorit Shllinza. Ne hidrovorin Shllinza kuota -0.35 m nga -0.5 m, që është kuota kritike. Ne hidrovorin Droje kuota +0.1 m nga 0.00 m kuota kritike nuk ka sip te permbytura, në pjesën që kullon nëpërmjet këtij hidrovori.

Nga informacionet e mbledhura sot ne mengjes, si dhe nga monitorimi i situates ne terren, ju informojme se situata sot ne territorin e Kurbinit eshte e qete. Sasia e rreshjeve te rena nga ora 5 e mbremjes se djeshme e deri sot ne oren 7 eshte rreth 45 mm, por qe nuk ka shkaktuar problematika.

Hidrovoret jane ne pune me kapacitet te plote dhe furnizimi me energji ka qene normal. Niveli i ujrave, kryesisht ne KUL, ka qene ne ulje, duke bere keshtu minimizimin e rriskut per te dale jashte argjinatures.

Edhe uji, i pranishem ne oboret e familjeve te prekura dje, eshte terhequr duke sjelle keshtu normalizimin e situates.

Qe prej dites se djeshme, ne gjithe pikat e rrezikut, vazhdoine punen per pastrimin e kanaleve dhe perforcimin e pikave te dobeta te argjinaturave, 6 mjete te renda, 3 te Bordit te Kullimit dhe 3 te Bashkise Kurbin. Shkarkimi i bere nga hidrc.i Ulzes dhe Shkopetit, pavaresisht sasise se rreshjeve te rena, nuk shkaktoi fryerje te rrezikshme te lumit Mat.

Në bashkinë Mirdite

Pas komunikimit me kryetaret e njesive administrative Mirdite nuk raportojne problematika. Ne fshatin Lgjin, Nj.A Orosh ka prezence dheu ne rruge, fadromat e bashkise jane ne vendngjarje dhe po punojne per kthimin ne normalitet  te rruges.

Kuotat e lumenjve

Kuota e lumit Drin +1.05 m nga +2 .0 kuota kritike. Lumenjet Mat dhe Gjader nuk kane kuota te larta për t’u shqetësuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit