Home Aktualitet Qarkullonte m...

Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 23 vjeçari së bashku me dy persona të tjerë në Vlorë

24
0

Një 23-vjeçar nga Tepelena është arrestuar pasi lëvizte me armë zjarri në makinë, njëkohësisht janë vënë në pranga edhe shoferi i mjetit së bashku me pasagjerin për moskallëzim krimi në Vlorë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen “Pavarësia 3”, policia ka ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. S. 31 vjeç, me pasagjerë vëllain e tij I. S 30 vjeç dhe J. S., ku gjatë kontrollit ka konstatuar armën që mbante ky i fundit.

Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Last night”, duke sekuestruar armën e zjarrit pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale”Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe për dy vëllezërit “Moskallëzimi i krimit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit