Home Sporti Qazim Laçi: K...

Qazim Laçi: Kam emocione në Kombëtare, luaj ku më vendos trajneri

47
0

Qazim Laçi ishte futbollisti që doli në konferencë për shtyp mesditën e sotme në prag të ndeshjes ndaj Anglisë. Mesfushori kuqezinjve ka theksuar se si gjithnjë kur grumbullohet me kombëtaren ka shumë emocione, ndërsa shton se tashmë ndihet mirë dhe dëmtimin e ka kaluar plotësisht

“Ndihem mirë dhe dëmtimin e kalova shpejt. Jam i lumtur që jam këtu, me shpirt dhe zemër për ekipin kombëtarë. Çfarë duhet rregulluar në mesfushë? Duhen të rregullohemi kudo, kundërshtari është shumë i fortë në të gjitha fazat, do të punojmë shumë për ndeshjen. Do japim maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv.

Shumë ndeshje e vështirë nga të gjitha anët, do të përgatitemi për të marrë rezultat pozitiv. Shpresoj të vazhdojmë mirë dhe të japim më të mirën në dy ndeshjet e fundit. Do të jetë hera e parë që do të luaj në një stadium si Ëembley, do kem emocione. Si gjithnjë në kombëtare, emocionet janë të mëdha.

Pozicioni në fushë? Ndihem mirë aty ku më vendos trajneri sepse në fund ai i merr vendimet. Kemi shumë lojtarë që e kanë ngritur lart kombëtaren dhe ka konkurrencë, kjo është mirë për ne. Trajneri ka ndryshuar disa skema ndonjëherë, por të gjithë lojtarët jemi përgjigjur mirë.

Do jetë shumë e vështirë dhe do të përgatitemi për këtë, Anglia ishte në finalet e Europianit. Të japim maksimumin dhe të shpresojmë në një rezultat pozitiv”, u shpreh Laçi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit