Home Aktualitet Qendra e Arti...

Qendra e Artit dhe Inovacionit, një tjetër gurë i çmuar në gjerdanin e artë të Korçës

41
0

Korça, qyteti i kulturës, serenatave, traditave të shkëlqyera, do të ketë Qendrën e re të artit, kulturës dhe inovacionit, si një tjetër gurë të çmuar në gjerdanin e hireve dhe bukurisë së saj.

Qendra e re e artit, kulturës dhe inovacionit, është një tjetër projekt transformues për qytetin e Korçës.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njëherësh drejtues politik i PS-së në qarkun e Korçës ndau sot në rrjetet sociale momente nga hapja e kësaj qendre, të cilën e konsideroi një kapitull të ri për Korçën.

“Një hapësirë ku arti, kultura dhe inovacioni bashkohen për të frymëzuar dhe transformuar qytetin tonë”, tha ai.

Peleshi theksoi se ringritja e Orkestrës Simfonike është një hap i rëndësishëm që i rikthen Korçës një pjesë të trashëgimisë së saj kulturore, duke luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e artit dhe kulturës.

Qendra e re e artit, kulturës dhe inovacionit ofron një godinë bashkëkohore për artistët dhe artdashësit me ambiente shumëfunksionale, të cilat shërbejnë si salla provash, ekspozitash dhe koncertesh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit