Home Aktualitet Qëndruan në e...

Qëndruan në errësirë dhe penguan seancën plenare, dalin nga salla e Kuvendit deputetët e ngujuar

82
0

Prej orës 10:00 deputetët e PD-së së Sali Berishës dhe të Gazment Bardhit u ngujuar në sallën e Parlamentit, kjo në shenjë proteste për kërkesat që kanë bërë për Komisionet Hetimore dhe ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Pas më shumë se 5 orësh qëndrimi në errërisë, demokratët dolën nga salla e Kuvendit.

Deputetët kthyen përmbys disa nga karriget e ministrave dhe nuk lejuan nisjen e seancës plenare, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ndërpreu seancën, duke lënë në sallë vetëm Berishën me deputetët e tij, të cilët i mbajtën fjalimet në errësirë. Demokratët qëndruan në salle për më shumë se 5 orë, edhe pse u njohën me vendimin se seanca e radhës do të zhvillohej në 30 tetor. Për Sali Berishën kjo ditë shënon një fillim të ri për opozitën.

Socialistët e kanë përjashtuar mundësinë e mbajtjes së një seance javën e ardhshme. Gazment Bardhi tha për mediat se zhvilluan një mbledhje grupi dhe se nuk e njohin vendimin për përjashtimin e 23 deputetëve nga Komisioni i Etikës.

PS ka shpërndarë një mesazh që nuk do të ketë seancë. Seanca e radhës do të jetë më 30 tetor. “Kolegë nuk do te zhvillojmë seancë këtë javë. Seanca e radhës, të hënën, më 30 Tetor, për çështjet e zgjedhësve. Vijojmë në ditët në vazhdim nëpër zona, me vendimet që u morën në mbledhjen e Grupit”, thuhet në mesazh.

23 deputetë demokratë përfshirë Berishën dhe Bardhin janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi.

Sali Berisha
Flamur Noka
Albana Vokshi
Xhelal Mziu
Gazmend Bardhi
Bledion Nallbati
Edmond Spaho
Saimir Korreshi
Lindita Metaliaj
Ramadan Likaj
Luan Baçi
Lefter Geshtenja
Ina Zhupa
Helidon Bushati
Isuf Çela
Asllan Dogjani
Bujar Leskaj
Lodovik Hasani
Tritan Shehu
Greta Bardeli
Sorina Kote
Kastriot Piroli
Kasëm Mahmutaj

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit