Home Editorial Qenka REVOLUC...

Qenka REVOLUCION i gjatë ky i Berishës!

1088
0

Qenka REVOLUCION i gjatë ky!

Nga Daniel Muçaku-

Të gjithë priten se Revolucioni i deklaruar nga Berisha do të kishte një fund me 11 shkurt, që do të thotë: Rrëzim i kryeministrit Edi Rama.

Por në ditët e tjera nuk shikojmë REVOLUCION!

Për të qenë më të saktë duhet pranuar se protestues kishte shumë këto ditë në bulevard dhe në sheshin para parlamentit.

Dhe kishin ardhur tamam për Revolucion kundër kryeministrit.

Nga çdo rreth erdhën në sheshin para kryeministrisë njerëz me shpresë e me zemërim, të lodhur nga zhgënjimi për një jetë më të mirë, të stresuar nga mungesa e përspektivës, të habitur nga shumat e mëdha të korrupsionit qeveritar, të zgërlaqur nga ec e jaket për një drejtësi të pavarur, të cfilitur nga mosgjetja e punës dhe lekëve për të mbajtur familjen; të nervozuar nga premtimet e përditshme të lidershipit opozitar se gjoja këtë herë e rrëzojmë kryeministrin, POR: asgjë nuk po ndodh me revolucionin e PD!

Vijnë, bërtasin dhe ikin prapë, duke përsëritur të njëjtin intenerar çdo ditë: Pra vijnë, bërtasin dhe ikin në shtëpi!

Revolucion, sipas fjalorit të gjuhës shqipe, do të thote: “Përmbysje me dhunë e një rendi shoqëror, politik dhe ekonomik që i ka kaluar koha dhe vendosja e një rendi të ri shoqëror, që sjell në fuqi një klasë të re, përparimtare e që zgjidh kontradiktën ndërmjet forcave prodhuese e marrëdhënieve në prodhim”.

Por nuk po shikojmë Revolucion te kjo që flasin në PD!

Sipas Berishës janë mbi dy të tretat e popullsisë të revoltuar me këtë qeveri, por ku është Revolucioni që po premtohet përditë?

Pse nuk ka guxim përballje nga opozita, nëse është Revolucion? Pse nuk e rrëzojnë dot kryeministrin derisa thonë se jemi në Revolucion?

Ndaj më mirë thoni se nuk ka Revolucion dhe që opozitarët të mos shpresojnë kot së koti se do ta përmbysin kryeministrin Rama.

E sqaruam që në fillim se çdo të thotë REVOLUCION!

Nëse PD don ti ndryshojë kuptimin fjalës REVOLUCION, po e pranojmë, por nëse vazhdohet kështu me nga një shashkë dhe bidon uji të protesta, Edi Rama rri edhe 10 vite në pushtet.

Nëse duan ta rrëzojnë kërkon Revolucion të vertetë!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit