Home Aktualitet Qeveria gati ...

Qeveria gati të lejojë shitjen e armëve nga privatët

66
0

Qeveria shqiptare është gati të ndryshojë legjislacionin në fuqi dhe t’i japë të drejtë kompanive private të tregtojnë armë të renda brenda dhe jashtë vendit.

Përmes një drafti të hedhur për konsultim publik, i propozuar nga Ministria e Brendshme, qeveria kërkon të ndryshojë ligjin për armët, vetëm dy vite pas një sërë ndryshimesh që lidheshin me përafrimin e tij me legjislacionin e BE. Në draftin e propozuar qeveria propozon që në nenin 18 të shtohet germa “dh” me përmbajtje:

“Licenca për tregtimin e armëve të kategorisë B dhe për import dhe tregtim të armëve të gjahut, sportive, pjesëve kryesore dhe municioneve të tyre”. Në ligjin për armët të vitit 2014 dhe me ndryshimet në 2020, nuk ka qenë parashikuar dhënia e licencës për tregtim të armëve, por vetëm për aftësim teorik dhe praktik të personave për mbajtjen e armës kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë personi fizik apo juridik për të trajnuar dhe personi që do trajnohet.

Kjo licencë jepet nga Policia e Shtetit. Ndryshimet e vitit 2020, sollën një ngërç për dhënien e licencave për kategorinë B të armëve nga Policia e Shtetit te Ministria e Mbrojtjes, duke krijuar një vakum ligjor. “Është krijuar vakumi ligjor sa i përket përcaktimit të autoritetit, i cili lëshon licencën e tregtimit për kategoritë e armëve B, i cili synohet të plotësohet nëpërmjet miratimit të këtij projektligji, duke plotësuar kështu kuadrin rregullator për veprimtaritë e lejuara më armët”, thuhet në relacionin shpjegues të draftit.

Qeveria synon të korrigjojë këtë mungesë duke shtuar edhe termin “licencë për tregtimin e armëve”, duke shprehur gatishmërinë e saj për të lejuar shitjen e armëve të kategorisë B, përmes një ose disa kompanive që mund të licencojë të në ardhmen. Përpos shtesës për “shitjen e armëve”, ky licencim, nuk do të jetë më në dorë të Ministrisë së Mbrojtjes, por një komision i posaçëm në Policinë e Shtetit.

Kjo pasi në draft propozimin e hedhur për konsultim publik, bëhet edhe një shtesë tjetër: Pas pikës 1, shtohet pika 1/1, më përmbajtjen si vijon: “Për veprimtarinë e tregtimit të armëve të kategorisë B, pjesëve kryesore dhe municioneve të tyre, që përfshihen në fushën e veprimit të këtij ligji, lëshohet licencë nga komisioni përgjegjës në Policinë e Shtetit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit