Home Aktualitet Qeveria mbësh...

Qeveria mbështet Durrësit për mbetjet, PD: Në shërbim të mafies së inceneratorëve

11
0

Qeveria ka nxjerrë sot një vendim që do të mbështesë financiarisht bashkitë e qarkut Durrës për menaxhimin e mbetjeve. Por në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputetja e zgjedhur Ina Zhupa, thotë se vendimi është në shërbim të mafies së inceneratorëve. Po ashtu ajo u shpreh se vënia në rrezik e jetës së qytetarëve është një nga metodat më antinjerëzore të qeverisë.

”Katastrofa mjedisore e Durrësit dhe e Kavajës ishte një strategji kriminale e Edi Ramës për të çuar mbetjet e këtyre zonave në landifllin e Sharrës, duke e vendosur shtetin dhe taksat e shqiptarëve në shërbim të mafies së inceneratorëve. Vënia me vetëdije në rrezik të shëndetit të qytetarëve të Durrësit dhe Kavajës, vetëm për të pasuruar klientët e Edi Ramës është një nga metodat më antinjerëzore të zbatuara nga kjo bandë plaçkitësish. Partia Demokratike prej vitesh ka denoncuar këtë aferë kriminale, ne sot kërkojmë që SPAK të veprojë me urgjencë, kundër këtij krimi që rrezikon shëndetin e dhe taksat shqiptarëve”.

Sipas vendimit të firmosur nga zv.kryeministri Erion Braçe, në pikën 1 thuhet që bashkitë e qarkut të Durrësit të marrin masa të menjëhershme për gjetjen e zgjidhjeve për menaxhimin/trajtimin e mbetjeve urbane në këtë qark, duke mbajtur në konsideratë legjislacionin në fuqi në fushën e mbetjeve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit