Home Aktualitet Qeveria mblid...

Qeveria mblidhet në Shëngjin, Klosi ndan detaje: Folëm për gjërat që duhet të bëjmë më mirë

57
0

Igjithë kabineti qeveritar ”Rama 3” dhe grupi parlamentar i PS-së po zhvillojnë në Shëngjin një mbledhje informale me dyer të mbyllura. Deputeti i PS-së, Blendi Klosi tha në emisionin Now në ”Euronews Albania” se në takimin e sotëm u fol për gjëra që duhen bërë më mirë, jo për të vazhduar për të mbajtur pushtetin por për t’i shërbyer më mirë vendit.

“E kam marrë edhe unë atë emailin në 2015, nga ata kolegë të gjithë ishin atje sot, shumica që e kanë marrë atë email ishin sot në atë mbledhje. E kam thënë edhe herë të tjera, PS në këto 10 vite ka prodhuar mbi 100 ministra, qindra kryetarë bashkie dhe një numër i caktuar s’e njollos atë që ka bërë PS në këto 11 vitesh, fakti që morëm një mandat të tretë.

Fakti që garojmë në 2025 shumë të fortë për mandatin e katërt, e dimë që kemi gjëra që duheshin bërë më mirë. edhe në takimin e sotëm shumë u fol për gjëra që duhet t’i bëjmë më mirë, çfarë duhet të ndryshojmë në punën tonë për të bërë më të mirën, jo për të vazhduar për të mbajtur pushtetin po për t’i shërbyer më mirë vendit”, tha Klosi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit