Home Aktualitet Qumështi lum ...

Qumështi lum në rrugë, ministrja Denaj takon blegtorët: Respektimi i marrëdhënieve kontraktuale, siguron paketë mbështetëse më efikase

43
0

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi këtë të martë një takim me përfaqësues të blegtorëve dhe përpunuesve të prodhimeve blegtorale për të gjetur mundësinë e bashkëpunimit mes palëve në atë që është bashkërendim zinxhiri i furnizimit me produkte cilësore të lëndës së parë.

Denaj njofton në rrjetet e saj sociale, se rëndësia e bashkëpunimit bazuar në marrëdhënie kontraktuale afatgjatë për të siguruar një produkt shqiptar cilësor ndihmon edhe në sigurimin e një pakete mbështetëse si financiare ashtu edhe fiskale, paketë për të cilën do punojmë së bashku në dy muajt në vijim që ky sektor të ketë mundësinë e zgjerimit dhe respektin financiar mes palëve, sikurse produkti “Made in Albania” e meriton.

“Sot realizuam një hap cilësor përpara, si në komunikim edhe në bashkërendim mes aktorëve, përfshirë edhe institucionet si Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila ka përgjegjësinë për të zhvilluar më tej këtë sektor jetik të ekonomisë”, shprehet ministrja Denaj pas takimit me përfaqësues të blegtorëve dhe përpunuesve të prodhimeve blegtorale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit