Home Aktualitet Qytetarët: Pr...

Qytetarët: Protestë kombëtare të shtunën, qëndrojmë 24 orë në shesh nëse nuk plotësohen kërkesat

524
0

Qytetarët dhe studentët që sot janë përballë Kryeministrisë në ditën e 7-të të protestës kundër rritjes së çmimeve, kanë bërë me dije se këtë të shtunë (19 mars) do të mbahet një protestë kombëtare dhe se ata nuk do të largohen nga sheshi për 24 orë, nëse qeveria nuk plotëson kushtet e tyre.

Aktivisti Redon Meksi po ashtu ka paralajmëruar edhe policinë për protestën e së shtunës. ”Që sot do njoftojmë policinë që ditën e shtunë, do vijmë këtu do të zëmë sheshin dhe nuk do të largohemi deri sa të na plotësohen kërkesat. Do rrimë natë dhe ditë. Do marrim masa që të jemi këtu. Policia nuk ka çfarë të bëjmë sepse jemi në zbatim të ligjit. Do të qëndrojmë dhe nuk do lëvizim. Nuk do zbythemi nga ky vend. Nuk ka opozitë dhe as qeveri. Vetëm ne kemi mundësinë që t’i dalim përballë këtyre gjërave. Nuk ka kush na mbështet”.

17:30 Një javë protesta kundër çmimeve, studentët para Kryeministrisë: Tarifat janë të larta

Qytetarët edhe këtë të martë janë mbledhur për të vijuar protestën kundër rritjes së çmimeve. Nëse ditën e sotme pjesëmarrja nuk do të jetë lartë, protesta do të pezullohet deri të shtunën ku do të zhvillohet një protestë kombëtare.

Në protestë sot janë edhe studentët. Me pankarta në duar, ata kërkojnë uljen e çmimeve të produkteve të shportës dhe të çmimit të naftës, dhe masat e marra nga qeveria i cilësojnë si të pamjaftueshme.

“Jemi bashkuar edhe ditëve të tjera. Tarifat janë të larta, transporti ka rritur çmimin e biletave, janë një grumbull gjërash që ndikojnë tek studentët. Nafta duhet të ulet edhe më shumë”, tha një studente. “Për të njëjtën arsye i jam bashkuar protestës. Nëse kjo barrë bie mbi prindërit tanë, bie edhe tek ne. Janë rritur ushqimet”, u shpreh një tjetër. “Kam ardhur çdo ditë. Kërkojmë ulje e çmimeve, është ulur nafta, por çmimi i ushqimeve vijon të rritet. Protestat do vazhdojnë derisa çmimet të ulen”, tha një protestuese.

Po ashtu një numër i pakët qytetarësh janë ngritur duke protestuar edhe Dibër, ndërsa në Shkodër, tubimi i qytetarëve dështoi, kjo për shkak të përfshirjes së politikës.

7 kërkesat e tyre

1-Heqje e taksës së qarkullimit dhe pezullim i alternuar i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.
2-Pezullim i TVSH-së për produktet e shportës bazë.
3-Përcaktimi dhe ngrirja e përkohshme e marzhit të fitimit në sektorin e hidrokarbureve dhe transparence me publikun.
4-Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështejes së fermerëve.
5-Paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike deri në tejkalimin e krizës dhe përcaktim i minimumit jetik.
6-Hetim e mbikëqygrj e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit, si edhe e operatorëre që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit