Home Bota Radio shtetër...

Radio shtetërore gjermane “DW”: Ministri i jashtëm i Rusisë, Lavrov, shikon rrezik real të një lufte botërore

313
0

Nga radio shtetrore gjermane DW-

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov paralajmëron nga rreziku i shpërthimit të një lufte të tretë botërore. Ndërkohë në Moskë të martën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres takohet me presidentin Putin.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov e quan të mundur që lufta e Ukrainës të mund të shtrihet në një luftë botërore.

“Rreziku është real, ai nuk duhet nënvlerësuar”, deklaroi Lavrov në televizionin rus. I pyetur në një krahasim me situatën e krizës së Kubës, Lavrov tha, se “atëherë vërtet kishte pak rregulla, rregulla të shkruara”. Por “rregullat e sjelljes” ishin shumë të qarta, në Moskë ishte e qartë, si sillet Uashingtoni dhe për Uashingtonin ishte e qartë, se si do të sillej Moska. Edhe sot ka pak rregulla, tha Lavrov duke iu referuar marrëveshjes për çarmatimin bërthamor, New Start. Por “në të njëjtën kohë praktikisht janë shkatërruar të gjitha instrumentat e tjera të kontrollit të çarmamit dhe mospërhapjes”.

Gjatë krizës së Kubës ka pasur një kanal komunikimi, të cilit liderët e Bashkimit Sovjetik dhe SHBA i besonin, sipas Lavrov. Sot nuk e kemi një kanal të tillë dhe askush nuk përpiqet ta krijojë atë. Në krizën e Kubës në vitin 1962, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik ndodheshin para një lufte atomike. New Start është e vetmja marrëveshja e madhe e mbetur mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, që e kufizon arsenalin atomik të të dy vendeve në 800 sisteme mbajtëse dhe 1550 koka bërthamore.

Në lidhje me Ukrainën, Lavrov u shpreh me besim, se në fund të konfliktit do të ketë “nënshkrim të marrëveshjes”. Rusia do t’i vazhdojë bisedimet me delegacionin ukrainas, tha Lavrov, duke shtuar se “vullneti i mirë ka kufij”.

(Marrë me shkurtime)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit