Home Sporti Rafael Nadal ...

Rafael Nadal është i jashtëzakonshëm, fiton për herë të 14 Roland Garros

166
0

Rafael Nadal vijon të shkruajë historinë e tenisit, duke fituar sot për të 14-n herë në karrierë grand slam e Roland Garros. Tenisti spanjoll mundi në finalen e Parisit 3-0 norvegjezin Casper Ruud, duke marrë suksesin e 22-të në një grand slam. Shifra të frikshme, që askush nuk i ka arritur më parë, që e bëjnë tenistin spanjoll një legjendë të këtij sporti.

Ky është grand slam i dytë fituar këtë vit nga Nadal, që më herët ka fituar edhe Australian Open.  Ai e dominoi ndeshjen në të trija setet (6-3, 6-3, 6-0), duke mos i dhënë asnjë shans Ruud të shijojë daljen e parë në finalen e një turneu të madh.

<p></p>

<p></p>

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit