Home KRYESORE Kryeministri ...

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda, shtrojnë iftar për besimtarët myslimanë

695
0

Kryeministri Edi Rama me mbështetjen e bashkëshortes së tij, Linda Ramës, kanë shtruar një darkë iftari për besimtarët myslimanë, por të ftuar janë edhe nga besimet e tjera fetare.

”Më ka munguar ky takim sepse Tryeza e Iftarit prej vitesh ka ushqyet tek unë një ndjesi paqeje. Faleminderit që keni ardhur dhe në emër të Lindës, gjysmës më të mirë times. Edhe në këtë rast nuk do mungojnë përqeshjet të cilat i ushqen një injorancë ulëritëse mbi islamin në veçanti. Nuk ka nevojë as të jesh mysliman që të ulesh në Tryezën e Iftarit dhe të marrësh prej saj ushqimin lehtësues”.

Me tej ai tha: “Çështjet janë të ndara sipas besimeve. Mos gjyko se do të gjykohesh nga gjykimi yt. Mos ua përmend të tjerëve nderet dhe me radhë të tjerët. Mos e harro që armiku yt mund të bëhet miku yt më i mirë. Janë drita orientuese në atë artë. Çfarë ka përtej vdekjes, çfarë ka midis zgjedhjes së lirë dhe të gabuarës. Të gjitha këto janë pyetje themelore, të cilat fetë e ndryshme. Feja i ka fillesat te ky misteri i ‘Perses’. Te kjo marrëdhënie me shumë stade, njeriu e zbuluan veten si qenia më e mirë. Fetë të të barabartëve e kanë cilësuar islamin. Gëte, apo të tjerë, e kanë bërë këtë deri në çudi, si në vargjet më të famshëm, të divanit, mes perëndimit dhe lindjes. ‘Kafshët dhe Bagëtia na i dha në këtë jetë, shokë dhe ndihmës perëndia’, -citon Naimin. jam tronditur nga vlerat njerëzore dhe morale që populli amerikan bashkëndan me islamin. Në islam, të lexosh sa për të lexuar dhe të mësosh sa për të kuptuar, nuk mjafton. Ju uroj agjërim te lehtë dhe lutje të pranuar. ndërsa ne të tjerët, uroj që të gjejmë më shumë forcë për vetëpërmbajte, dhe arsye për mirëkuptim brenda kufijve të ekzistencës sonë shumë të përkohshëm. Zoti qoftë me ne, me familjet tuaja, me Shqipërinë dhe shqiptarët.”, tha Rama

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit