Home KRYESORE Rama falender...

Rama falenderon publikisht Kim dhe Soreca: Kur kemi nevojë bëhen qytetarë shqiptarë

64
0

Kryeministri Edi Rama bëri një falënderim të veçantë për ambasadorët e SHBA dhe BE në vendin tonë për ndihmën e dhënë gjatë javëve kur Shqipëria u përball me situatën e zjarreve.

Kreu i qeverisë tha se ne kemi ende mangësi më të mëdha se sa shumë shtetet të tjera në këtë kontinent dhe prandaj i shprehu një falenderim të posaçëm, ambasadorit të BE dhe ambasadores së SHBA.

Rama theksoi se sa herë që Shqipëria ka nevojë për ndihmë, si në rastet e tërmeteve, zjarreve, përmbytjeve, janë më shumë se ambasadorë, janë qytetarë të këtij vendi.

“Dua të them se falenderimi nuk është as formal dhe as diplomatik. Nuk është madje as falenderim për dy ambasadorë, por falenderim për dy përfaqësues të dy fuqive të mëdha që janë aleatët strategjikë të vendit tonë që për hir të së vërtetës sa herë që Shqipëria ka një nevojë, këtu kam parasysh tërmetet, zjarret, përmbytjet, janë më shumë se ambasadorë, janë qytetarë të këtij vendi dhe njerëz që shqetësohen menjëherë për këtë vend dhe menjëherë vihen në dispozicion si mund të ndihmojnë. ”, tha Rama.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit