Home Aktualitet Rama i jep in...

Rama i jep intervistë njeriut të Trump, flet për shpalljen e Berishës ”non-grata”: Askush mbi ligjin

20
0

Ish-i dërguari i posaçëm i Donald Trump asokohe për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka realizuar një intervistë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ku mes të tjerash e pyeti atë edhe për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ndaj disa individëve në Shqipëri duke iu ndaluar atyre hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

Rama thotë se ky është një tregues se qeveria amerikane do të vijojë të mbështesë implementimin e Reformës në Drejtësi, e cila sipas tij ka mbërritur në një pikë që nuk ka më kthim pas.

“Dua të them që nga njëra anë është shumë e trishtueshme të shohësh këtë realitet, por nga ana tjetër është një sinjal i qartë se përpjekjet në vijim të qeverisë amerikane për të çuar përpara Reformën në Drejtësi dhe transformimin e sistemit të drejtësisë ka arritur në një pikë që nuk ka më kthim pas. Kjo në një farë mënyrë nënkupton nisjen e fundit të tranzicionit dhe fundin e nocionit të pandëshkueshmërisë. Pra askush nuk është mbi ligjin”, tha kryeministri Rama.

Nga ana tjetër, Edi Rama kritikoi BE-në që s’po merr vendim për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“BE-ja ka dhënë vlerësimin dhe premtimin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësohen në BE. Në anën tjetër, s’ka vendim sepse BE-ja është e bazuar në vendim-marrjen e të gjitha shteteve dhe pastaj kur një shtet s’pajtohet gjithçka ndalohet”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te mini-Shengeni Ballkanik, ndërsa falënderoi Grenell për kontributin e tij në këtë iniciativë.

Teksa përmendi konfliktin e Serbi-Kosovë, Rama tha se gjithsesi është e mundur të zhvillohet jetesa pa barriera mes njerëzve dhe mallrave.

“Së pari, më duhet ta përsëris që ju s’jeni më në rolin e kontribuesit të iniciativës së mini-shengenit për të cilin ju falënderoj për rolin tuaj. Në anën tjetër është një konflikt i pazgjidhur shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia. Por është e mundshme që të zhvillohet jetesa pa barriera mes njerëzve dhe mallrave”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit