Home KRYESORE Kryeministri ...

Kryeministri Rama jep lajmin nga Turqia: Mbërrijnë 40800 vaksina AstraZeneca

12
0

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije nga Turqia se kanë mbërritur 40800 vaksina AstraZeneca në Tiranë. Këto doza vijnë si pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet instrumentit COVAX.

”Me 899,550 vaksinat anti-covid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”,-shkruan Rama në facebook.

Dy ditë më parë, në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur edhe 11,700 vaksina Pfizer. Kështu numri në total i vaksinave që kanë hyrë në vendin tonë ka shkuar në 858,750.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit