Home POLITIKE Rama: Kemi mb...

Rama: Kemi mbështetur ndërtimin e resorteve me 5 yje për të sjellë turistë që shtojnë të ardhurat

208
0

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se qeveria ka ndjekur një politikë mbështetëse për strukturat akomoduese me 5 yje në mënyrë që të stimulojë ekonominë e vendit.

Rama u shpreh se kjo lloj politike sjell në Shqipëri turistë që shtojnë të ardhurat e vendit dhe jo domosdoshmërit ata që vijnë me bukë me vete.

Kemi ndjekur politikë për të stimuluar sipërmarrjet në turizëm për struktura me katër dhe pesë yje. Shpesh herë keqkuptohet që t’u krijohet njerëzve idenë që kjo që bëjmë ne është favorizim i më të pasurve.

E kundërta është e vërtetë. Kjo bëjmë ne me këtë struktura favorizon ekonominë kombëtare dhe rrjetin e shërbimeve apo prodhuesve vendas të të gjithë pjesës së ushqimit që vjen nga ferma shqiptare. Këto janë struktura që sjellin një tjetër lloj turisti nga ai që vjen për të kaluar një ditë apo dy ditë apo nga ai që vjen me bukë me vete. Pra nga ai lloj turisti që rrit ndonjëherë masën por jo të ardhurat në ekonomi.

Ky është një fakt i vërtetueshëm në hartën e zhvillimit të turizmit kudo. Për të gjithë ata që flasin për nevojën për një punësim të mirëpaguar këto janë struktura që paguajnë punonjësit me paga që në mesataren e vendit tonë janë mbi mesataren edhe për punët më të thjeshta.

E çmoj përpjekjen e bërë në këtë drejtim nga sipërmarrësit që duke iu nënshtruar standardeve që kërkohen, bëjnë edhe investime të konsiderueshme në fazën e parë. Hoteleria kërkon kapital intensiv fillim dhe durim vit pas viti. Kemi pasur sezon surprizues”, tha Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit