Home KRYESORE Rama mbledh k...

Rama mbledh kabinetin qeveritar, përcakton objektivat për Vitin e Ri

281
0

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të martë kabinetin qeveritar. Kjo është mbledhja e parë e qeverisë për vitin 2022.

Sipas raportimeve, mbledhja e qeverisë është duke u zhvilluar tek “Vila 30” në zonën e ish-Bllokut. Deri tani mësohet se Kryeministri dhe ministrat po diskutojnë për objektivat e qeverisë përgjatë vitit 2022.

Në ditët e fundit të dhjetorit të vitit të shkuar në të njëjtin vend Rama mblodhi sërish ministrat dhe ata raportuan për punën e tyre të 100 ditëve të para.

Partia Socialiste mori një mandat të tretë në zgjedhjet e 25 prillit, duke u bërë kështu partia e parë që ka arritur ta sigurojë këtë rezultat në historikun e zgjedhjeve në vend.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit