Home Aktualitet Rama mbledh m...

Rama mbledh ministrat dhe Gjiknurin në “Vilën 30”

514
0

Ashtu si dje, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish sot ministrat.

Në këtë takim të së enjtes, që po zhvillohet në vilën qeveritare 30, të pranishëm janë ministrat që nuk kanë mundur të jenë në takimin e së mërkurës dhe Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri.

Burimet bëjnë me dije se 2 çështje priten të diskutohen në këtë takim. E para ka të bëjë me punën e bërë nga ministrat në këto 100 ditët e para të qeverisjes së mandatit të tretë dhe e dyta me punën organizative të partisë.

Kujtojmë se në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri i la afat sekretariateve që të shpalosin planin e tyre të veprimit në 100 ditët e para. Po ashtu, është diskutuar edhe për ndryshime në statutin e PS, e grupi i punës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit