Home Aktualitet Rama: Më shum...

Rama: Më shumë kam merak naftën e SHELL në Berat se sa kërcënimin grek!

68
0

Raportet diplomatike Shqipëri-Greqi janë të acaruara për shkak të Fredi Belerit, që është në burg për akuzën e vjedhjes së votave.

Mes kërcënimeve nga ana e Athinës se do të vërë veton për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama duket krejtësisht i pashqetësuar. Ai tha se më shumë ka merak për naftën e SHELL në Berat, sesa nga kërcënimi grek.

“Unë i druhem vetëm një gjëje që testi në Shpirag të mos dalë pa sukses, vetëm kësaj i druhem, asgjë tjetër”, tha Rama. Pak ditë më parë në Himarë u mbajt edhe një protestë ku morën pjesë kryetari i bashkisë së Athinës dhe ai i Selanikut.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis thirri në një darkë informale më 21 gusht liderët e Ballkanit Perëndimor, por ftesa për Shqipërinë nuk i shkoi kryeministrit Edi Rama, por presidentit Bajram Begaj për të përfaqësuar Shqipërinë. Por në Athinë nuk shkoi as presidenti ynë i Republikës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit