Home Aktualitet Rama: Mjekët ...

Rama: Mjekët do të paguhen në bazë të performancës

41
0

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka qenë i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Pediatrisë në QSUT, që iu nënshtrua rikonstruksionit.

Gjatë fjalës së mbajtur, Rama tha se qeveria po hyn në fazën e zbatimit të autonomisë spitalore.

Po ashtu Rama është ndalur edhe tek pagesa e mjekëve, për të cilët tha se do të vlerësohen në bazë të performancës. Ai theksoi se rroga bazë nuk preket por ajo do shtohet në bazë të performancës.

“Po hyjmë në fazën e zbatimit për autonominë spitalore, për t’i dhënë mundësi mjekëve që të vlerësohen sipas meritës dhe meritën ta vënë në pah. Kush punon më shumë do paguhet më shumë dhe procesi i administrimit të të ardhurave në dispozicion të spitaleve të kalojë përmes kësaj strukture të re funksioni dhe u jep mjekëve pushtet vendimmarrës për shumëçka, përtej pagës së tyre, për furnizimet, për mënyrën se si organizohen brenda të gjitha ndërveprimet dhe për investimet. Paga bazë nuk bie më poshtë, ndërsa më lartë për ata që i japin më shumë sistemit për shkak të aftësisë së tyre. Do jetë një sistem i tërë pikëzimi që do të tregojë aftësisë e të gjithë personelit mjekësor”, u shpreh kreu i qeverisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit