Home Kronike Rama në grepa...

Rama në grepat e FBI-së?

105
0

Nga Robert PAPA

Prej dy vitesh Rama është në grepat e FBI-së për kontaktet me një ish-sigurims shqiptar dhe një agjent potencial rus, Mcgonigal. Dhe për ironi, hetimi ka nisur prej një e-maili nga agjenti i FBI, i cili përdorte një emër të sajuar dhe kishte një celular me numrin e kompanisë A së ish-sigurimsit shqiptar, personit A.

Rama në hetimet dyvjecare del shpesh. Madje në një rast, zyra e tij shërben si informatore e FBI për të nisur një hetim kundër lobingjeve të një partie kundërshtare (ka gjasa ndaj Bashës, por mund të jetë edhe kundër Metës). Hetimet nuk i ka kryer zyra e Nju-Jorkut as ajo e Uashingtonit, por zyra e FBI në Los Anxhelos. Kjo e ka goditur më shumë Ramën, sepse kongresmeni Rohabaher ka hapur një hetim në atë zyrë rreth skandalit për 80 mijë dollarët e fotos me Obamën. U provua se paratë kishin ardhur nga Qipro. FBI-ja e Los Anxhelosit, ka plot në atë dosje ku Rama del shpesh.

A është Rama vetëm i hetuar dhe vetëm i përgjuar? Cili e ka informar FBI se çka ndodhur dhe çfarë është thënë në takimet në zyrën e kryeministrit? Ose zyra e tij përgjohet nga njerëzit e inteligjencës amerikane, ose ka informuar personi A, që pa tjetër ka deponuar apo edhe vetë Rama është marrë në pyetje nga FBI. Rama hesht, sepse e di që ka gabuar rëndë. Mendjemadhësi apo babëzi pa fund?

A nisi përplasja me Kim, pasi ajo e ka bërë të ditur për dosjen që ka FBI me hetime ku del aq shpesh edhe ai? Nuk është rastësi. Nëse ju kujtohet, ambasadori Lu ka shkuar te Berisha me dosjen e Bashën, me lobingjet ruse. Rama nuk shkoi në festimet e 4 korrikut.

Çdo vizitë në Nju-Jork e liderëve të huaj përgjohet nga FBI, pa diskutim. FBI ka me fakte se cilët kanë kontaktuar, darkuar apo edhe kanë investuar me Ramën. Nuk ka zot e as Soros që e shpëton dot, as përgjimet as hetimet e as dosjen. A ka faj FBI, kur një vend aleat kryen takime me persona të dyshimtë, ish-operativë sigurimi apo plane për të të ndërhyrë edhe te hetimet e FBI-së? Rama kujton se SHBA funksionon si qeveria e tij. Gabon. Ai nuk ka miq, as këtu si edhe aty në Shqipëri.

Para se të vinte në pushtet, gëzohej kur e priste ndonjë pronar restoranti dhe falej te shtëpia e Soros. I lutej Harasanit ta çonte te CNN. Pasi fitoi, shkëputet nga ata që e ndihmuan dhe nuk u hapte as telefonin atyre që e mbështetën. Shpall konsull një biznesmen si Sal Rusi, por ka kohë që biznesmeni është larguar prej tij. Rastësi? Jo. Nis një biznes bankar me një tjetër biznesmen këtu, ku e shoqja del si lojtare. FBI heton çdo gjë.

Soros ka ndikim skajor te Departamenti i Shtetit, por jo te FBI. Mund të ketë mollë të kalbura por FBI ka integritet. Po u cenuan interesat e sigurisë kombëtare, Amerika shet gjithkënd. Gjyqi i Uashingtonit nuk e ka në akuzë pastrimin e parave dhe ky është gjyqi ku kryeministri ynë përmendet 6 herë në aktakuzë, por gjyqi i Nju-Jorkut e ka pastrimin e parave. Faktet janë: kryeministri Rama është i hetuar dy vjet nga FBI, por edhe më shumë po të kemi parasysh hetimin për foton e Obamës. Nuk është i akuzuar, sepse është nënshtetas shqiptar. Por nëse ai ka marrë Green Card mes të vëllait, loja ndryshon.

McGonigal ka tronditur besimin ndaj FBI dhe FBI do jetë e ashpër ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij. Fakti që agjenti i FBI, pa kontaktuar Ambasadën Amerikane, i bën presion Ramës në zyrën e tij, tregon se agjenti ka ditur shumë gjëra ndaj Ramës. Personi A, tha se “jam takuar vetëm 2 minuta me Ramën pasi më ftoi Mcgonigal”. Agjenti i FBI ka ndenjur gjatë me Ramën. Këto nuk janë sqaruar nga Rama.

A ka pasur presion nga agjenti i FBI mes fakteve të rënda? A i ka kërkuar Rama të sulmohet Basha dhe Berisha? Rama është në pozicion të vështirë politikisht, pa diskutim, edhe sikur të ketë rënë viktimë e padijes protokollare apo kompleksit se të huajt janë më të ditur dhe çdo foto apo drekë e darkë me zyrtarë të huaj të lartë është një fitore aq sa shkon te absurdja: E kam mik Mcgonigal. Pra e çon lidhjen personale.

Tani e dimë që Mcgonical trajtohet si njeri me vese, tradhtar i Amerikës edhe i korruptuar. Kaq mjafton për të kuptuar se me cilët ka miqësi kryeministri ynë. Pra, ose është i çmendur dhe i thotë mik gjithkujt që hyn në zyrën e tij, ose realisht lidh miqësi me personat e ofruar nga ish-operativët e Sigurimit dhe hyn në marrëdhënie mafioze milionash. Si sulltan fal tendera deri hidrocentrale për oligarkë rusë. Nuk ka nevojë të kërkojë pagesa as nga ish-sigurimsa apo “krimbat” si Mcgonigal. Ju kërkon veç diçka: Luftoni kundërshtarët e mi. Ja pra pse i thoshte Berishës a e kalon dot oqeanin? Sepse kishte në lidhje miqësore me armikun e SHBA, tradhtarin e betimit ndaj kombit amerikan, “mollën e kalbur” të FBI, Mcgonigal.

Më thuaj me kë rri, të të them kush je. Pse ka kaq dashuri dhe afrimitet ndaj karaktereve të tilla? Nuk qenka rastësi pra, elementi kriminal i futur në Parlament prej tij. Sepse i duhen të vjedhë votat, ndërsa në Amerikë lidhet ose më të dënuar në Francë si Soros, ose me pjesën e e korruptuar të administratës këtu. Thjesht një spekulim, por kur ai nuk flet, gjithkush mund të spekulojë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit