Home Aktualitet Rama: Nga sot...

Rama: Nga sot nis aplikimi në e-Albania për mbështetjen financiare 30 mijë lekë për çdo hektar tokë të mbjellë

53
0

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një njoftimi në Facebook ka bërë me dije se nga sot nisin aplikimet për të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, për mbështetje financiare nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë.

Postimi i Edi Ramës

Nisin sot aplikimet për të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, për mbështetjen financiare nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë

Deri më datë 23 shtator aplikimet do të kryhen online në e-Albania, dhe përfitues do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik

Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit