Home Aktualitet Rama: Njerëzi...

Rama: Njerëzit në Ballkan mendojnë se Putin është hero. Perëndimi po i ushtron presion Serbisë

333
0

Pjesë e emisionit radiofonik ”Pjesa tjetër është politikë”, nga Alastair Campbell dhe Rory Stewart, i ftuar special këtë herë ka qenë kryeministri Edi Rama. Në një pjesë të intervistës, Rama ka folur edhe për presidentin rus, Vladimir Putin, për të cilin thotë se në Ballkan, njerëzit mendojnë se është hero pasi i tregon dhëmbët Perëndimit.

Ndjesë kryeministër, që po ju ndërpres, por dua t’u rikujtoj dëgjuesve tanë se po flasim rreth tensioneve të fundit në Bosnjë-Hercegovinë, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe në Kosovë.

Edi Rama: Tani, brenda këtyre kufinjve, brenda BE-së, Rusia ka ndikimin e saj më të dukshëm, nga Republika Sërpska në Bosnjë te vetë Serbia, në Mal të Zi, 80% e serbëve mendojnë që Putini është një hero, që po i tregon dhëmbët Perëndimit.

Isha gjithashtu i shqetësuar, sepse natyrisht Putini përpiqet të ushtrojë dhe përdorë ndikimin e tij për të trazuar rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe kjo do të ndodhte, në një farë mënyre lehtësisht, nëse Perëndimi ushtron presion dhe e shtyn Serbinë përtej një kufiri të caktuar, që të vendosë sanksione kundër Rusisë.

Serbia nuk mund t’i vendosë sanksione Rusisë, pasi në thelb kjo është e pamundur, sepse ata s’mund të jetojnë as edhe një ditë të vetme pa gazin rus. Së dyti, për shkak të opinionit publik. Të kërkosh së tepërmi dhe shumë shpejt nga Serbia mund të kishte rezultuar katastrofike për Ballkanin Perëndimor. Pasi kjo do të shkatërronte një proces që ne e kemi ndërmarrë në Ballkanin Perëndimor, një process afrimi dhe bashkëpunimi, ndërtimit të paqes, si dhe iniciativën Ballkani i Hapur.

Serbia nga ana tjetër, ka përshkuar një rrugë të gjatë, sepse ishte një e papritur e madhe që ata votuan tre herë kundër Rusisë në Kombet e Bashkuara, përfshi edhe për përjashtimin e Rusisë nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut. Për sa kohë çështja e sanksioneve nuk do të jetë aq trysnuese për të shkatërruar këto gjëra, unë nuk jam edhe aq i shqetësuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit