Home Aktualitet Rama nxjerr s...

Rama nxjerr sekretet e pazarit të 17 majit 2017: Më the ti Lul të mos qeshja sepse s’e përballoje dot të qeshurën

1143
0

Sonte në parlament kryeministri Rama tregoi detaje nga takimi i tij me Bashën natën e 17 majit 2017. Sipas Ramës, ishte Basha që i kërkonte që pas takimit të mos qeshte pasi nuk e përballonte dot.

“ Dhe që kur jemi takuar bashkë mbaja sytë përtokë, e ti më shikoje në bebe të syrit. Si e analizoje që unë kisha sytë përtokë e ti më shije në bebe këto janë cilësia e nxënësit të mirë. Këto detaje nuk jepen, por më detyron. Unë dje u ngrita dhe fola vetëm për buxhetin. Të kam thënë që mos më ço tjetër kund se nuk ia del dot me mua. Do të flasim për buxhetin, PPP, oligarkët? Jam në dispozicion, por kur ti thua ato që thua, unë pavarësisht se eksperiencash, moshës dhe dëshirave që rriten me kohën për të mos qenë ai që kam qenë, unë prapë ai jam. Kur them mbaja sytë përtokë, mu kujtua se përse ne nuk dolëm në konferencë shtypi kur përfunduam marrëveshjen e 17 majit 2017. Sepse më thoje më jep fjalën që nuk do të qeshësh kur të dalim jashtë. Më the që e ke këtë, është vetija jote, por nuk e duroj dot. Nëse do të dalësh për gjë tjetër, këtu më ke”-tha Kryeministri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit