Home Aktualitet Rama rrëfen t...

Rama rrëfen telefonatën me kreun e policisë pas arrestimit të Belerit: Mund të marrë për keq

31
0

Gjatë intervistës me gazetarin grek, kryeministri Edi Rama foli dhe për çështjen e arrestimit të Fredi Belerit dhe sulmet e ashpra të tij gjatë fushatës elektorale. Rama rrëfen dhe një bisedë të zhvilluar me kreun e policisë pas arrestimit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, i cili e kishte informuar se gjithçka ishte bazuar në prova bindëse.

Sidoqoftë, po ju bëj një pyetje retorike: “Nëse unë do të kisha dijeni që kishte një hetim të nisur nga denoncimi i dikujt dhe të angazhuar nga prokuroria, do ta ekspozoja veten me një gjuhë kaq të ashpër? Po ta dija që ai do të arrestohej, do ta ekspozoja veten me një gjuhë kaq të drejtpërdrejtë? Mendoj që, jo, sepse mund të mos jem njeriu më i mençur në botë, por nuk jam edhe më budallai në botë dhe ky do të ishte një budallallëk i madh.

Arrestimin e tij e mora vesh kur policia ishte vënë në veprim dhe telefonova drejtorin e policisë e i thashë: “Çfarë është kjo?” Më tha: “Kemi një mandat arresti nga prokuroria dhe bazohet mbi prova bindëse për blerje votash”. I thashë: “Dëgjo, bëni mirë të jeni të sigurt për atë që po bëni, sepse kjo mund të marrë shumë për keq dhe duhet të mbështetet mbi prova bindëse. Megjithatë paçi fat”, u shpreh Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit